Van der Wiel: Në short nuk e duam këtë ekip

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Gregory Van der Wiel ka thënë se nuk dëshiron të ndeshet me Barcelonën në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/12/2015 11:42

Gregory Van der Wiel ka thënë se nuk dëshiron të ndeshet me Barcelonën në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka pranuar se nuk dëshiron të ballafaqohet me gjigantin katalan, në fazën tjetër.

“Nuk dëshiroj të luajmë kundër Barcelonës”, deklaroi ai për mediat franceze, përcjell “Lajmi.net”.

“Më me dëshirë do të takohesha me ta në finale. Ne mund të mposhtim këdo, por kundër një skuadre si Barcelona ose Bayern Munich do të jetë shumë e vështirë. Por, nëse shorti na vendos kundër tyre, do ta japim maksimumin”, u shpreh Van der Wiel.