Valverde publikon listën për finalen ndaj Valencias – 8 lojtarë në dyshim nga lëndimet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Sevillas, për finalen e Kupës së Mbretit.

Sport

24/05/2019 22:16

Skuadra katalane do ta ketë përballë skuadrën e Valencias, në tentimin e saj për të fituar titullin e dytë të sezonit.

Në emëroren e publikuar nga Valverde për këtë ndeshje, situata duket alarmante për skuadrën katalane.

Gjashtë lojtarë janë në gjendje jo të qartë fizike, dhe nuk dihet se a do të mund të paraqiten, përcjell lajmi.net.

Ter Stegen, Semedo, Coutinho, Arthur, Suarez, Dembele, Rafinha dhe Prince Boateng nuk kanë statusin e qartë nga stafi mjekësor.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të skuadrës së Barcelonës, e cila do të udhëtoj drejt Sevillas. /Lajmi.net/