Valverde: Ndeshja ndaj Man Utd atraktive, por e vështirë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se pret një ndeshje shumë të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

16/03/2019 22:00

Barcelona do të përballet me skuadrën e Manchester United, në kuadër të fazës çerekfinale në këtë garë.

Skuadra e Valverdes është në garë për të fituar tripletën, por ajo do të ketë disa përballje të vështira në muajin e ardhshëm.

“E vështirë, por e dimë se secila përballje do të ishte kështu në këtë fazë. Të gjitha skuadrat kanë shpresa të mëdha dhe e meritojnë të jenë aty” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“United janë historik, sikurse ne, kështu që do të jetë një ndeshje atraktive dhe e vështirë. Ata kanë rezultate të mira momentalisht, kështu që secila skuadër mund të fitojë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Barca ndeshjen e ardhshme do ta luaj të dielën, kundër Real Betis, që do të jetë ndeshja e fundit para pauzës së kombëtareve. /Lajmi.net/