Valverde: Jam shumë i lumtur që vazhdoj të kontribuoj për ekipin

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka folur pas fitores se tyre ndaj Atletico Madrid. Mbrëmë Reali triumfoi 2:1 në derbin madrilen ndaj Atleticos. E, portagonist në këtë takim ishte mesfushori uruguaian, Valverde, i cili shënoi golin e dytë për ‘Mbretërit’, përcjell lajmi.net. Fede është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin, pasi po…

Sport

19/09/2022 12:45

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka folur pas fitores se tyre ndaj Atletico Madrid.

Mbrëmë Reali triumfoi 2:1 në derbin madrilen ndaj Atleticos.

E, portagonist në këtë takim ishte mesfushori uruguaian, Valverde, i cili shënoi golin e dytë për ‘Mbretërit’, përcjell lajmi.net.

Fede është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin, pasi po kontribuon edhe me gola për ekipin e tij.

Kurse, ai së fundmi është shprehur i lumtur që po arrin të ndihmojë skuadrën e tij.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të kontribuoj për ekipin, duke kontribuar me gola apo lojëra, duke bërë punë dhe përpjekje. Jam i lumtur që fitova sot, që ishte gjëja më e rëndësishme”, tha mesfushori uruguaian.

Valverde në tetë ndeshje me ‘Los Blancos’, ka katër gola./Lajmi.net/