Valverde i dërgon mesazh Barcelonës për Neymarin
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka insistuar se Neymar do të mbetet në ‘Camp Nou’, pas spektaklit që dhuroi në fitoren 2:1 ndaj Juventusit.
Sport
Braziliani me dy gola të bukur, i solli fitoren Barcelonës në miqësoren ndaj Juventusit në ‘MetLife Stadium’.
25 vjeçari është pjesë e shumë spekulimeve për një kalim të mundshëm te PSG në Francë, skuadër që dëshiron t’i paguajë klauzolën prej 222 milionë euro.
Valverde, që shijoi spektaklin e Neymar ndaj Juventusit, pas ndeshjes ka thënë se ylli brazilian është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, e cila edhe nuk mund të bëjë pa të.
“Barcelona nuk mundet pa Neymarin”, deklaroi fillimisht Valverde në konferencë për shtyp.
“Ne duam që ai të mbetet me ne, ne e dimë rëndësinë që ai ka në lojën tonë. Është e qartë kjo”, ka vazhduar ai./Lajmi.net/