Valmir Veliu kap shpejtësi të çmendur – bëhet lojtari i katërt më i shpejtë në futboll

Mbrojtësi i Kosovës, Valmir Veliu, ka bërë një sprint të çmendur dje.

Sport

13/01/2020 21:07

Në ndeshjen Kosovë – Suedi, Veliu debutoi me fanellën e Kosovës, duke regjistruar një paraqitje për të gjitha lëvdatat.

Valmiri mbuloi për mrekulli krahun e majtë të mbrojtjes, duke bërë vrapime të njëpasnjëshme.

Në ndeshjen e djeshme, Veliu ka kapur shpejtësinë 34.1 km/h, përcjell lajmi.net.

Kjo shpejtësi kalon edhe atë maksimale të Cristiano Ronaldo 33.6 km/h.

Më të shpejtë se Veliu janë vetëm Antonio Valencia, Gareth Bale, dhe Jurgen Damm.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografitë me statistikat. /Lajmi.net/