Usyk do të jetë tifozi special në duelin Joshua – Ruiz

Oleksandr Usyk do të jetë i pranishëm në revanshin e shumëpritur Anthony Joshua – Andy Ruiz JR.

Sport

18/10/2019 12:43

Usyk ka bërë debutimin e tij në peshat e rënda gjatë vikendit të kaluar, duke shënuar fitoren e parë në rrugëtimin e tij drejt titullit të kampionit.

Boksieri ukrainas tashmë do të ndjek nga afër edhe duelin që luhet pikërisht për titujt e botës (përjashto WBC), bën të ditur ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Dueli mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz JR do të zhvillohet në dhjetor, në Arabinë Saudite.

Joshua synon të rikthej titujt që kishte humbur kundër boksierit meksikan. Usyk mund të jetë kundërshtar i të dyve në një të ardhme të afërt. /Lajmi.net/