Unitedi ia ofron Rashfordin Bayernit, për Lewandowskin
Jose Mourinho është gati të sakrifikojë talentin Marcus Rashford, për Robert Lewandowskin.
Sport
Trajneri portugez e sheh sulmuesin polak si zëvendësues të Zlatan Ibrahimovicit, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet te Unitedi edhe për një sezon.
Nëse ky i fundit vendos të largohet, Unitedi do të hidhet në sulm për sulmuesin më të mirë këtë edicion në Evropë, Robert Lewandowskin, për shërbimet e të cilit është i gatshëm të sakrifikojë Marcus Rashford, shkruan ‘The Guardian’./Lajmi.net/