Policia bën apel tek qytetarët në vozitje, shkaku i kushteve atmosferike

Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët se për shkaqe të kushteve atmosferike të kenë kujdes gjatë vozitjes. “KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES KUR KA TË RESHURA TË SHIUT DHE RRUGË TË MBULUARA ME UJË! Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON…

Lajme

04/05/2024 10:10

Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët se për shkaqe të kushteve atmosferike të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES KUR KA TË RESHURA TË SHIUT DHE RRUGË TË MBULUARA ME UJË!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.” – thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/