Ujkani largohet nga Torino

Samir Ujkani do të jetë një nga futbollistët e Kosovës që do të ndërrojnë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

26/05/2020 18:24

Portieri që vendosi të përfaqësojë Kosovën që nga viti 2014, pritet të largohet nga Torino.

Mediet në Itali raportojnë se Ujkani nuk do të rinovojë kontratën me Torinon, e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Ujkani te Torino është transferuar vitin e kaluar, por nuk ka arritur të gjejë hapësira.

Gjatë karrierës së tij, Ujkani ka veshur fanellat e skuadrave të njohura italiane, duke përmendur Palermon, Chievon e Genoan./Lajmi.net/