UEFA: Vëllezërit Xhaka si ata Boateng

19:37 | 10 Qershor 2016

Janë dy vëllezër, e megjithatë në fushë mbrojnë ngjyrat e kombëtareve të ndryshme. Graniti luan me Zvicrën, e Taulanti me Shqipërinë.

Vëllezërit Xhaka një rëndësi të veçante e kanë zënë në faqen zyrtare të Uefa-së, për të cilët Uefa shkroi se ata do ta kenë fatin e njëjtë si të Kevin-Prince e Jerome Boateng, vëllezërit që u takuan në Kampionatin Botëror më 2010, njëri që luante për Gjermaninë, e tjetri për Ganën, transmeton Albeu.

Uefa shkruan për këtë histori për shkak se është hera e parë në historinë e Kampionatit Evropian që takohen dy vëllezër që luajnë për përfaqësuese të kundërta.

Po ashtu, një hapësirë të veçantë Uefa ua ka kushtuar edhe lojtarëve të tjerë shqiptarë që luajnë për Zvicrën.