UEFA nuk e “njeh” vendimin e CAS-it

18:07 | 10 Korrik 2015

UEFA ende nuk ka publikuar asnjë njoftim dhe nuk e ka ndryshuar as renditjen në Grupin I, pas vendimit të CAS-it.

Shqipëria është shpallur fituese e ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në Beograd, nga CAS.

Por, vendimi nga Gjykata në Lozanë nuk është “njohur” ende nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Në të ende nuk është publikuar asnjë lajm në lidhje me vendimin, shkruan “Lajmi.net”.

E po ashtu, renditja në Grupin I nuk i paraqet pikët e fituara nga kuqezinjtë që tani kanë 10, dhe ndajnë pozitën e dytë me Danimarkën.