U raportua e zhdukur, e mitura nga Podujeva po bashkëjeton me të dashurin e saj

Ditë më parë është raportuar e zhdukur një vajzë e mitur nga Podujeva, por e njëjta është gjetur dje.

Lajme

31/01/2021 10:12

Rasti është cilësuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.

“Me datë 30.01.2021 është gjetur viktima femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Po ashtu në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/