“U përmbys autokrati Albin Kurti”, Haradinaj: Ne ishim të ndershëm për ta kaluar këtë krizë, të tjerë ishin dehur pas pushtetit e harruan shtetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar pasi dje është shpërndarë Kuvendi i Kosovës si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit. Ai ka thënë se mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji, përballë “populistit Albin Kurti”. “Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e…

Lajme

29/04/2026 13:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar pasi dje është shpërndarë Kuvendi i Kosovës si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit.

Ai ka thënë se mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji, përballë “populistit Albin Kurti”.

“Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit. Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se dje Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vite të humbura nën këtë pushtet, ndërsa sipas tij sot nis një etapë e re për shtetin.

“Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti. Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë. Vendimmarrja i është kthyer atij”, ka shtuar ai.

I pari i AAK-së ka thënë se partia e tij dhe vetë ai, kanë qenë bashkëpunues e të ndershëm për ta kaluar këtë krizë politike, ndërsa ka thënë se të tjerët ishin “dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin”.

“Për Kosovën deri në frymën e fundit!”, ka thënë Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: