Musliu me deklaratë të fortë: PDK pritet të dalë e para në zgjedhje, Kosova nuk ka parë ditë të bardha pa këtë subjekt në pushtet

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen së shpejti, pas shpërndarjes së Kuvendit. Ajo tha se ky subjekt politik meriton kthimin në pushtet për ta çuar Kosovën në drejtimin e duhur. “PDK-ja kësaj radhe do të…

Lajme

29/04/2026 14:34

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen së shpejti, pas shpërndarjes së Kuvendit.

Ajo tha se ky subjekt politik meriton kthimin në pushtet për ta çuar Kosovën në drejtimin e duhur.

“PDK-ja kësaj radhe do të dalë e para, aktiviteti i PDK-së është i dëshmuar. PDK-ja meriton kthimin në pushtet jo për të qenë PDK, por për ta drejtuar Kosovën në drejtimin e duhur, sepse fatkeqësisht prejse ne nuk jemi në pushtet Kosova nuk ka parë më ditë të bardha, ka mbetur aty ku e kemi lënë”, deklaroi Musliu në Klan Kosova.