Pacolli reagon ashpër: Politika vendore po e dëmton shtetin më shumë se çdo faktor tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe kalimit të vendit drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dështimit për zgjedhjen e kreut të shtetit. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka ndarë një reflektim që, sipas tij, i është shprehur nga një mendimtar nga Kosova, duke vënë theksin te përgjegjësia e klasës…

Lajme

29/04/2026 14:25

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe kalimit të vendit drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dështimit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka ndarë një reflektim që, sipas tij, i është shprehur nga një mendimtar nga Kosova, duke vënë theksin te përgjegjësia e klasës politike vendore për gjendjen aktuale në vend.

“Sikur në qendrat më armiqësore ndaj Republikës së Kosovës të hartohej një strategji për ta dëmtuar vendin, vështirë se do të dilte diçka më e dëmshme sesa ajo që po prodhon sot vetë politika vendore”, ka cituar Pacolli.

Ai ka shtuar se, sipas të njëjtit mendim, në disa raste duket sikur Kosovës nuk i nevojiten më armiq të jashtëm, pasi mjaftojnë gabimet dhe qasja e vetë politikanëve për të dëmtuar shtetin.

“Këtë mendim ma shprehu një mendimtar i pjekur nga Kosova, dhe besoj se në thelb qëndron i vërtetë”, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur vendi ndodhet në proces të tranzicionit politik pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pritjes së zgjedhjeve të reja. /Lajmi.net/