Maqedonci takon zyrtarin japonez, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, ku është diskutuar avancimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është zhvilluar një diskutim përmbajtësor mbi thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Japoni, me fokus të veçantë…
Lajme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, ku është diskutuar avancimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është zhvilluar një diskutim përmbajtësor mbi thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Japoni, me fokus të veçantë në mbështetjen e projekteve konkrete dhe realizimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.
Po ashtu, është theksuar rëndësia e intensifikimit të shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë, të cilat u vlerësuan si një element kyç për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Maqedonci ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke rikonfirmuar përkushtimin për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm, të bazuar në besim të ndërsjellë, respekt dhe vlera të përbashkëta. /Lajmi.net/