U paralajmërua se kushdo që mungon “lëshohet urdhërarrest”, por Sveçla nuk shkon as sot- Rasti i tij ndahet nga i Pacolli e Zybës
Në sallën gjyqësorë ku po zhvillohet seanca ndaj ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, Fitore Pacollit dhe Salih Zybës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot pati disa ndryshime. Si fillim gjyqtari njoftoi se Xhelal Sveçla përmes një emaili zyrtar ka njoftuar se gjendet jashtë vendit dhe se s’do të jetë në gjykatë. E njësoj ishte deklaruar…
Lajme
Në sallën gjyqësorë ku po zhvillohet seanca ndaj ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, Fitore Pacollit dhe Salih Zybës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot pati disa ndryshime.
Si fillim gjyqtari njoftoi se Xhelal Sveçla përmes një emaili zyrtar ka njoftuar se gjendet jashtë vendit dhe se s’do të jetë në gjykatë.
E njësoj ishte deklaruar edhe në seancën e kaluar, ku nuk ishte i pranishëm.
E për shkak të mungesës së tij të vazhdueshëm për t’u paraqitur para trupit gjykues, është marrë vendim që rasti i tij të ndahet nga Pacolli dhe Zyba.
Kësisoj gjykatësi njoftoi se rasti tij do jetë rast tjetër, e do të mbajë edhe numër të ri, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj edhe avokati mbrojtësi i tij ka liruar sallën.
Ndryshe në seancën e mbajtur më 31 tetor, gjyqtari Sabit Sadikaj pati paralajmëruar se kushdo që do të mungojë në seancë, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest, me kërkesë eventuale për paraburgim.
“Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit eventual”, pati thënë gjyqtari Sadikaj.
Ndërkohë në seancë po vazhdon procesi gjyqësorë për Zybën dhe Pacollin, që të tre të akuzuar për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./Lajmi.net/
