Tyson Fury kampion i WBC, gjunjëzon Wilderin dhe fiton me TKO
Tyson Fury është kampioni i ri i WBC në kategorinë e rëndë në boks.
Sport
‘Gypsy King’ ka arritur të mposht Deontay Wilder, me anë të nokautit teknik në raundin e shtatë, shkruan lajmi.net.
Fury dominoi takimin kundër Wilder qysh nga fillimi i duelit. Ishte raundi i tretë kur Fury shtriu Wilderin në tapetë për herë të parë.
Britaniku vazhdoi me luftë të mirë dhe arriti që përsëri të shënonte një nokaut në raundin e pestë, për t’i dobësuar akoma më shumë këmbët e kampionit të WBC.
Kurse, fundi i kësaj ndeshje erdhi në raundin e shtatë, kur pas goditjeve të njëpasnjëshme të Fury, gjyqtari ndërpreu takimin.
Kështu, Tyson Fury është kampioni i ri i WBC. Wilder mbrojti 10 herë këtë titull, para se t’ia kalonte Furyt.
Fury tashmë shkon në 30 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje. Për Wilder, kjo është humbja e parë. /Lajmi.net/