Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Turistë nga Austria me traktorë për pushime në Mal të Zi

16:51 | 30 Qershor 2020

Të gjithë ata që duken si turistë këto ditë po tërheqin vëmendjen në Mal të Zi.

E gjithë kjo po ndodh për shkak të koronavirusit që ka kapluar mbarë botën, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, siç raporton Radio Jadran, në vendkalimin kufitar “Debeli Brijeg”, ku ka pothuajse dhjetë herë më pak pasagjerë se vitin e kaluar.

Ata kaluan kufirin me traktorë të modifikuar, të cilëve iu bashkëngjitën rimorkiot.

Duket se austriakët me këta mjete kampingu të pazakonshme synojnë të udhëtojnë nëpër Mal të Zi.

Austria gjendet në të ashtuquajturën listën e gjelbër në mesin e vendeve që lejohen të futen në shtetin respektiv. /Lajmi.net/