Marrëdhënia me Sharrin, Anjeza i lutet ‘Policit’: Pritëm zemër, pritëm bejbi, takohemi kur të dal dhe sqarohemi

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar lidhjen e saj me gjoja një polic jashtë shtëpisë. Megjithatë, Anjeza kërkoi të hynte në dhomën e rrëfimit, ku konfirmoi se “polici ekziston”. “Sa i përket Policit, Resul i dashur dhe Rudina, faleminderit shumë për…

ShowBiz

27/11/2026 23:38

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar lidhjen e saj me gjoja një polic jashtë shtëpisë.

Megjithatë, Anjeza kërkoi të hynte në dhomën e rrëfimit, ku konfirmoi se “polici ekziston”.

“Sa i përket Policit, Resul i dashur dhe Rudina, faleminderit shumë për krejt fjalët që m’i thatë, Polici ekziston”, tha Anjeza mes tjerash.

Por, ajo tha se Sharri i pëlqen, mirëpo thekson se nuk është e interesuar për lidhje brenda shtëpisë.

“Ndoshta vërtet ekziston pëlqimi, por unë nuk jam këtu për lidhje”, u shpreh banorja.

“Polici, nëse është duke më shikuar në këto momente, i them ‘pritëm zemër, pritëm bejbi se takohemi kur dalim dhe sqarohemi’”, tha Anjeza.

Ndiqeni rrëfimin e saj të shkurtër: