Moti për të shtunën

Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i përcjellë me reshje shiu dhe bore. Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 2 deri në 5 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga drejtimi i…

Lajme

27/11/2026 23:52

Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i përcjellë me reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 2 deri në 5 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Reshjet dhe temperaturat e ulëta pritet të karakterizojnë motin gjatë kësaj dite./lajmi.net/