Turan nuk është gati

Arda Turan vështirë se do të jetë në formacionin bazë të Atletico Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Ylli turk nuk duket plotësisht i rikuperuar nga lëndimi.

Sport

24/05/2014 16:59

Ylli i Atletico Madridit, Arda Turan mund të mos jetë titullar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, mesfushori turk nuk është ndjerë në gjendjen ideale fizike në stërvitjen e fundit dhe nuk pritet të luajë nga minuta e parë në Estadio da Luz.

Në vend të tij mund të inkuadrohet Raul Garcia. Ndërsa, sulmuesi Diego Costa duket i rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë titullar në ballafaqimin më të rëndësishëm të sezonit kundër rivalit të qytetit.

Si Turan ashtu edhe Costa kanë kaluar javën duke vizituar specialistë të ndryshëm për t’u rikuperuar sa më parë nga lëndimet. Costa ia doli, Turan duket se jo.