Tuchel flet për situatën e Brojës: Është lojtari ynë, është unik
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është pyetur lidhur me situatën e sulmuesit Armando Broja.
Sport
Southampton raportohet se ka biseduar me Chelsean për të blerë kartonin e shqiptarit, ngase janë ndarë tejet të kënaqur me paraqitjet e këtij të fundit, transmeton lajmi.net.
Dy klubet kanë biseduar mes vete me “Blutë” që brenda kësaj jave do kthejnë përgjigjen vendimtare.
Në konferencë për shtyp, Tuchel është pyetur për situatën e Brojës, i cili e lavdëroi lartë qendërsulmuesin.
“Armando është duke u bërë më i mirë dhe më i mirë, lojtar shumë unik me fuqi unike. Shpejtësi, i fuqishëm dhe golashënues. Nuk është momenti për të diskutuar tani”.
“Është lojtari ynë dhe është duke bërë mirë. Por, është vetëm gjysma e sezonit. I duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe për të bërë deklaratën në Southampton. Ka një arsye pse janë lojtarët tanë”, deklaroi ai.
Broja këtë edicion për Southamptonin ka bërë 17 paraqitje duke shënuar pesë gola dhe asistuar një herë në Premierligë./Lajmi.net