Trump e nis takimin me komplimente për xhaketën e Zelenskyt
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi mikpritësit e tij dhe përgëzoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për rolin që ka luajtur në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. “Gjithmonë besoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” tha Zelensky, duke iu referuar konfliktit me Rusinë, transmeton lajmi.net. Ai shtoi se…

Bota
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi mikpritësit e tij dhe përgëzoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për rolin që ka luajtur në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
“Gjithmonë besoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” tha Zelensky, duke iu referuar konfliktit me Rusinë, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se Rusia nuk po arrin përparime të mëdha në fushën e betejës, sipas raportimeve të BBC-së.
Zelensky bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar takime me disa kompani amerikane të energjisë, të cilat kanë shprehur interes për të investuar në Ukrainë pas përfundimit të luftës.
Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, e komplimentoi Zelenskyn për “xhaketën shumë elegante” që kishte veshur gjatë takimit./lajmi.net/