Tri statistikat që tregojnë se Leo Messi nuk është nga ‘kjo botë’

Leo Messi po vazhdon të thyej rekorde të mëdha edhe në këtë sezon.

Sport

17/03/2019 21:54

Leo Messi i ka shënuar dy gola për Barcelonën, në përballjen e tyre ndaj Real Betisit.

Gjersa ka përfunduar pjesa e parë, ylli argjentinas arriti t’i shënonte dy gola, duke e çuar në total prej 28 golash deri më tani në këtë sezon, përcjell lajmi.net.

Messi ka arritur që në këtë sezon të shënojë më së shumti gola deri më tani (28), më së shumti gola jashtë zonës së rreptësisë (7) dhe më shumë gola të shënuar nga gjuajta e lirë (4).

Argjentinasi me këto statistika është lider në top pesë ligat evropiane, mahnitëse. /Lajmi.net/