Trepça më e përkrahura nga tifozët në tribuna, lë pas Vëllaznimin e Pejën

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar disa statistika të shikueshmërisë në palestrat kosovare gjatë edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në basketboll. E para në listë prin Trepça si më e përkrahura në tribuna, duke lënë pas Vëllaznimin e Pejën, shkruan lajmi.net. 23 mijë e 700 shikues ishin në total në ndeshjen e “Xehtarëve”…

Sport

30/05/2023 13:14

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar disa statistika të shikueshmërisë në palestrat kosovare gjatë edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në basketboll.

E para në listë prin Trepça si më e përkrahura në tribuna, duke lënë pas Vëllaznimin e Pejën, shkruan lajmi.net.

23 mijë e 700 shikues ishin në total në ndeshjen e “Xehtarëve” në palestrën “Minatori” në Mitrovicë gjatë edicionit.

Në palestrën “Shani Nushi” e ndoqën Vëllaznimin 22 mijë e 600 shikues, ndërkohë 20 mijë e 900 shikues ishin prezent në ndeshjet e Pejës në “Karagaçi”.

Sa i përket ndeshjeve të Play-Offit, Trepça sërish qëndron më mirë me 17 mijë shikues në pesë ndeshjet si vendas.

Mëposhtë mund të shikoni statistikat e plota./Lajmi.net/