Treni godet një veturë në Prishtinë, ka edhe të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksident mes një veture dhe një treni, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajme

07/03/2021 09:06

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor” ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/