Tre vite nga debutimi i Vinicius me fanellën e Real Madridit

Sulmuesi sot para tre vitesh zhvilloi ndeshjen e parë si futbollistë i “Los Blancos”.

Sport

29/09/2021 16:36

Vinicius JR debutoi me fanellën e Real Madridit më 29 shtator të vitit 2018, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen kundër Atletico Madridit, sulmuesi u inkuadruar në lojë në vendin e Karim Benzemas duke nisur epokën e tij si ‘Madrilenë’.

Vetëm 18-vjeçar në atë kohë, sulmuesi me kalimin e kohës arriti të bëjë vend në formacionin e Realit duke u bërë tani futbollistë kyç i skuadrës.

Që nga ajo kohë braziliani ka zhvilluar 127 ndeshje me ‘Mbretërit’ duke arritur të realizojë 19 gola e 27 asistime.

Sidomos këtë edicion 21-vjeçari është duke shkëlqyer me pesë gola e katër asistime në nëntë ndeshje të zhvilluara.

Vinicius u transferua në “Santiago Bernabeu” verën e vitit 2018 për shumën e 45 milionë eurove nga Flamengo. /Lajmi.net/