Tre tifozë të Southmaptonit me veprim të shëmtuar për Emiliano Salan

Tre tifozë të Southamptonit kanë bërë një veprim të shëmtuar me vdekjen e Emiliano Salas.

Sport

10/02/2019 23:13

Emiliano Sala u gjet i vdekur në këtë javë, pasi aeroplani me të cilin po fluturonte nga Franca për në Cardiff ishte rrëzuar.

Tre tifozë të Southamptonin nuk e respektuan një minutën heshtje për vdekjen e lojtarit argjentinas, andaj po i pret një dënim i rënë, përcjell lajmi.net.

Skuadra angleze ka bërë të ditur se të tre tifozët do të identifikohen dhe do të suspendohen përjetësisht nga ndeshjet në stadium.

Cardiff e zhvilloi të shtunën ndeshjen e tyre të parë që pas vdekjes së Salas, por që një minutë heshtje nuk u respektua nga tifozët e Southamptonit. /Lajmi.net/