Transkriptat nga “El Confidencial”, reagon Fiorentino Perez

Fiorentino Perez është bërë temë e diskutimeve nga lajmet spanjolle.

Sport

13/07/2021 14:33

“El Confidencial” kishte publikuar një transkriptim të fjalëve të Firoentino Perez gjatë një mbledhje të bordit të Real Madridit në vitin 2006 ku ai është dëgjuar duke kritikuar rëndë dy legjendat e skuadrës, Iker Casillas dhe Raul Gonzalez, transmeton lajmi.net.

Perez i kishte quajtur të dështuar dhe mashtruesit më të mëdhenj Raulin dhe Casillasin pasi ata nuk janë aspak në nivelin të cilin njerëzit i respektojnë ata.

Tani, Real Madridi ka lëshuar një komunikatë për shtyp në emër të Fiorentino Perezit ku ky i fundit cilëson rrjedhjen e transkriptës si luftë kundër atij shkaku i promovimit të Superligës Evropiane.

“Duke pasur parasysh lajmet e transmetuara në “El Confidencial”, në të cilat citohen disa fraza që më atribuohen mua, mendoj se është e nevojshme të sqaroj situatën”, tha ai

“Frazat e riprodhuara shqiptohen në biseda të regjistruara në mënyrë klandestine nga Z. José Antonio Abellán, i cili po përpiqet t’i shesë ato për shumë vite pa sukses.Është për t’u habitur tani që, pavarësisht nga koha që ka kaluar, gazeta “El Confidencial” i mori dhe i publikoi ato. Ato janë fraza të vetme të bisedave të marra nga konteksti i gjerë në të cilin ndodhin”, tha Perez.

“Le të dëgjohen dhe riprodhohen tani, pasi kanë kaluar kaq shumë vite që nga ato biseda, unë e kuptoj se kjo është për shkak të angazhimit tim si një nga promovuesit e Superligës Evropiane. Këtë çështje e kam lënë në duart e avokatëve të mi të cilët po studiojnë veprimet e mundshme që duhet të ndërmarrë në të ardhmen”, përfundoi Fiorentino Perez./Lajmi.net/