Trajneri Setien zgjedh formacionin e ri të Barcelonës

Quique Setien pret debutimin e tij si trajner i ri i Barcelonës në ndeshjen e ardhshme kundër Granadas në La Liga.

Sport

17/01/2020 08:35

Quique Setien e ka gati formacionin bazë të Barcelonës.

Trajneri i ri i gjigantit katalan ka zgjedhur njëmbëshjetëshen e parë të skuadrës nga Camp Nou, raporton “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Në portë, askush nuk e diskuton Marc Andre Ter Stegen, nëse është i rikuperuar.

Nëse jo, Neto do të luajë në vend të tij.

Në mbrojtje, ekziston vetëm një dilemë në krahun e djathtë, Semedo apo Sergi Roberto. Në qendër, Pique dhe Lenglet pritet të jenë titullarët në qendër kurse lëvizje do të ketë në mesfushë.

Pa Alena dhe De Jong e Arthur, Setien do të vendosë për Busquets, Rakitic dhe Arturo Vidal, varësisht nga sistemi i lojës.

Kurse, në sulm lajmi kryesor është zgjedhja e numrit 9 pas lëndimit të Luis Suarezit. Messi, Griezmann dhe Ansu Fati pritet të jenë treshja e sulmit. /Lajmi.net/