Trajneri i Barcelonës fajëson lojtarët për humbjen nga Valencia

Quique Setien është i zhgënjyer me humbjen 2-0 nga Valencia në ‘Mestalla’, thotë se lojtarët mund të mos i kenë kuptuar ende taktikat e tij.

Sport

25/01/2020 19:58

Barcka ka pësuar humbjen e katërt në La Liga për sezonin 2019/20.

Skuadra e Quique Setien është mposhtur 2-0 nga Valencia në ‘Mestalla’, fitore e vendasve që erdhi në shtëpi pas 13 viteve.

Pas ndeshjes, trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, u mundua të arsyetohet për humbjen e parë në stolin e klubit që ia realizoi ëndrrën duke e ulë papritur në stol.

“Ka disa gjëra që futbollistët ende nuk i interpretojnë siç duhet, ose ndoshta ne nuk ua kemi shpjeguar mirë”, u shpreh Setien.

“Ajo që pamë sot, nuk i ka pëlqyer askujt”.

“Nuk ka munguar përqendrimi. Kam parë lojtarët e përkushtuar”.

“Ne jemi duke vlerësuar pozicionin e disa lojtarëve. Tjetër gjë është që lojtarët e kuptojnë atë në tabelë (çfarë ju shpjegon) dhe tjetër kur e zhvendosni atë në fushë”.

“Luajtëm shumë keq në pjesën e parë, ka gjëra që nuk i kuptuam”, shtoi mes tjerash Setien.