Tragjedi në Itali, 18 vjeçari shqiptar humb jetën duke ngjitur malin

Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën duke ngjitur një mal në Itali.

Lajme

28/02/2021 21:58

Sipas mediave italiane, i riu jetonte prej vitesh në Lunigiana. Ndërsa nga të dhënat e deritanishme, i riu mësohet se rrëshqiti për shkak të dëborës dhe terrenit të vështirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e miqve të tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët.

Autoritetet tentuan që të shkonin me helikopter gjatë mbrëmjes së të shtunës, por era e fortë e bëri të pamundur ngritjen e tij. Ishin ekipet e shpëtimit, të cilët nxorën trupin këtë pasdite. Trupi u transportua më pas me helikopterin Pegaso 3 në Pontremoli ku banonte 18-vjeçari.