Tottenham shënjestron Iscon

Tottenham Hotspur ka vënë shënjestrën tek ylli i Real Madrid.

Sport

18/10/2019 10:31

Skuadra e Tottenham janë të interesuar për shërbimet e një mesfushori, pasi janë në dijeni tashmë se Christian Eriksen nuk do të vazhdojë.

Sipas ‘El Desmarque’, Spurs po përgatisin ofertën për mesfushorin e Real Madrid, për ta transferuar gjatë janarit, transmeton lajmi.net.

Eriksen është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Real Madrid së fundmi, me kontratën e tij që skadon në verën tjetër.

Isco, e ardhmja e secilit është temë e spekulimeve, ka luajtur vetëm tri herë këtë sezon me Real Madridin. /Lajmi.net/