Tottenham në negociata të avancuara për nënshkrimin me Kessie

Tottenham raportohet të jetë në negociata të avancuara me mesfushorin e AC Milanit, Franck Kessie në verë.

Sport

11/01/2022 16:37

25-vjeçarit i skadon kontrata në “San Siro” në qershor dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me klubet larg Italisë, transmeton lajmi.net.

Arsenal, Liverpool, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për mesfushorin e Bregut të Fildishtë, me këtë të fundit që gjithashtu janë takuar me agjentët e lojtarit.

Sidoqoftë, sipas gazetarit Rudy Galetti thotë se Spurs janë favorit për nënshkrimin me Kessie në verë.

Galetti shton se Tottenham, PSG dhe një klub tjetër i Premierligës kanë bërë oferta për Kessie, duke ofruar 8 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Ndërkohë, Kessie për Milanin në 205 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 35 gola dhe regjistruar 16 asistime./Lajmi.net/