Tottenham e vuri në shitje – Ajax nis ofertën zyrtare për Bergwijn

Steven Bergwijn nuk është në planet e Tottenham Hotspur, por interesimi nga skuadrat tjera nuk mungon.

Sport

10/01/2022 17:31

Holandezi është në listën e emrave që duhet larguar nga Spurs. Trajneri Antonio Conte vlerëson se ai nuk ka përgatitjen e duhur për të garuar në Premier League, së paku me skuadrën e tij.

Por, kërkesat për Bergwijn nuk kanë munguar. Ajax tashmë ka bërë ofertën e parë zyrtare për holandezin, transmeton lajmi.net.

Akoma nuk ka ndonjë marrëveshje mes Ajax dhe Tottenham, sa i përket çmimit përfundimtar.

Ajax besohet se ka bërë ofertë për transferim në formë të përhershme, dhe jo vetëm për huazim. /Lajmi.net/