Tottenham duan ta mbajnë Harry Kane me çdo kusht

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte nuk planifikon të heq dorë nga shërbimet e Harry Kane.

Sport

20/04/2022 17:01

Fabrizio Romano bën të ditur se Tottenham nuk kanë ndryshuar planet sa i përket Harry Kane, përcjell lajmi.net.

Ata duan që ylli anglez të qëndrojë dhe për këtë janë gati të plotësojnë çdo kusht.

Antonio Conte e sheh qëndrimin e Kane si prioritet për të jetësuar projektin e tij me Spurs.

Tottenham Hotspur janë gati t’i ofrojnë kontratë të re lojtarit kryesor të skuadrës.

Antonio Conte dhe Fabio Paratici po punojnë fort për të ndryshuar situatën. /Lajmi.net/