Tottenham duan kartonin e Dumfries, Interi këkron 30 milionë euro

Denzel Dumfries vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të pëlqyer në treg. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dumfries lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Inter. Sipas raportimeve të ‘Football Italia’, skuadra e Spurs janë të interesuar për të marrë shërbimet e tij, përcjell lajmi.net. Inter i kanë kërkuar skuadrës londineze…

Sport

01/12/2022 09:20

Denzel Dumfries vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të pëlqyer në treg.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dumfries lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Inter.

Sipas raportimeve të ‘Football Italia’, skuadra e Spurs janë të interesuar për të marrë shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

Inter i kanë kërkuar skuadrës londineze të paguajnë 30 milionë euro për shërbimet e holandezit.

‘Nerazzurri’ janë të hapur ta shesin lojtarin qysh në merkaton e janarit.

Skuadra e Inter është në nevojë të rritë fondet e klubit. Kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë blerës për Dumfries. /Lajmi.net/