Si drejtor deklaronte se puna e tij është “e jashtëzakonshme”, tash Sokol Havolli ironizon me Përparim Ramën
Sokol Havolli, ish-drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, ka vazhduar deklaratat kundër kryetarit Përparim Rama, pas shkarkimit të tij nga kjo pozitë. Havolli ka komentuar në një postim të publikuar nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ku shihet një fotografi e Bibliotekës Kombëtare. “Ky është ky vend në foto”, ka shkruar…
Lajme
Sokol Havolli, ish-drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, ka vazhduar deklaratat kundër kryetarit Përparim Rama, pas shkarkimit të tij nga kjo pozitë.
Havolli ka komentuar në një postim të publikuar nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ku shihet një fotografi e Bibliotekës Kombëtare.
“Ky është ky vend në foto”, ka shkruar Havolli në koment, ndërsa Dushi i është përgjigjur: “Prishtina e së ardhmes”.
Më pas, Havolli ka vazhduar me ironi, duke iu referuar pamjes së paraqitur në fotografi.
“Mendova mos pernime po ju doket qe qashtu eshte Prishtina. Sidomos qajo autostrada para iblotekes me la përshtypje”.
Në përgjigjen e tij, Dushi i është kundërpërgjigjur: “ti e di ma mire se ke bere shume pune andej”.
Havolli ka vijuar me një tjetër koment ironizues: “Qata u çudita se nuk ka rruge para bibliotekës. Na myti IA-ja s’po dihet cka u punu e cka jo”.
Kujtojmë se Havolli ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Investimeve Kapitale nga kryetari Përparim Rama.
Pas shkarkimit, ai kishte nisur kritikat publike ndaj Ramës, duke e akuzuar se “ka rënë nën ndikim të PDK-së”.
Ndërkohë, kur ishte drejtor, Havolli e cilësonte si “të jashtëzakonshme” punën e Ramës.
“Një punë e jashtëzakonshme e cila nuk është realizuar për vite e vite, por që në mandatin e kryetarit Përparim Rama, tashmë veç është duke marrë formën adekuate.”, kishte thënë ai.