Djali i Cristiano Ronaldo-s debuton me Portugalinë U17
Djali i Cristiano Ronaldos, Ronaldo Jr. debutoi dhe u aktivizua në ndeshjen ndaj Andorrës, të cilën Portugalia e fitoi me rezultat bindës 4-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U17 të vitit 2027. 16-vjeçari e nisi takimin nga banka rezervë, ndërsa përzgjedhësi Filipe Ramos i dha mundësinë të luante në minutën e 73-të, kur…
Sport
Djali i Cristiano Ronaldos, Ronaldo Jr. debutoi dhe u aktivizua në ndeshjen ndaj Andorrës, të cilën Portugalia e fitoi me rezultat bindës 4-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U17 të vitit 2027.
16-vjeçari e nisi takimin nga banka rezervë, ndërsa përzgjedhësi Filipe Ramos i dha mundësinë të luante në minutën e 73-të, kur zëvendësoi Diego Farinhën, autorin e dy golave në këtë takim.
Edhe pse nuk arriti të shënonte në debutimin e tij, i riu ishte shumë pranë golit në minutën e 88-të, kur pas një harkimi provoi me kokë.
Debutimi i tij mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të pranisë së disa futbollistëve të Kombëtares A të Portugalisë, mes tyre Vitinha, João Neves, João Cancelo dhe João Félix, të cilët e ndoqën nga afër paraqitjen e talentëve të rinj. Në tribuna ishte edhe gjyshja e tij, Dolores Aveiro.
Portugalia tani vazhdon garën në Grupin 6 të kualifikimeve, ku përballë do të ketë edhe Bullgarinë dhe Serbinë, në kërkim të një vendi në fazën tjetër të eliminatoreve.