Tottenham dominon Realin, e çuditshme çfarë i ka ndodhur Marcelos

Marcelo ka humbur plot 29 topa në ballafaqimin ndaj "Spurs".

Sport

02/11/2017 12:26

Real Madrid u mposht në udhëtim te Tottenham Hotspur me rezultat 3:1 në Ligën e Kampionëve.

Derisa ekipi i Zinedine Zidane ishte larg nga forma më e mirë, një futbollist u dallua për të keq, për numrin e madh të topave të humbur.

“AS” shkruan se Marcelo ka humbur plot 29 topa në ballafaqimin ndaj “Spurs”, përcjell “lajmi.net”.

Marcelo nuk është shfaqur në formën e tij më të mirë deri më tani gjatë këtij sezoni. /Lajmi.net/