Torres: Duhet ta shijojmë kualifikimin

Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres ka thënë se ai ndihet shumë i lumtur pas ndeshjes kundër Realit, duke shtuar se të gjithë duhet ta shijojnë këtë arritje.

Sport

15/01/2015 22:26

Torres ka thënë se skuadra e tij duhet ta shijojë arritjen e madhe në Bernabeu, pasi eliminoi skuadrën e Real Madridit nga Copa del Rey.

“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje e shkëlqyer dhe duhet ta shijojmë arritjen që e bëmë sot”, tha Torres për reporterët menjëherë pas takimit.

“Jam shumë i lumtur me dy golat që i kam shënuar në këtë stadium. Griezmann është me të vërtetë një lojtar shumë i madh. Ne arritëm të sigurojmë kualifikimin me golin e dytë”.

Përndryshe, Torres ishte heroi i takimit të sotëm që u zhvillua në Bernabeu, pasi arriti të shënojë dy gola që e dërguan skuadrën e tij për në fazën tjetër të Copa del Rey.