Topi i finales së Ligës së Kampionëve 2015
UEFA ka publikuar dhe topin me të cilin do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në këtë sezon që do të zhvillohet në Berlin.
Sport
Sot tifozët e futbollit dhe futbollistët janë njohur me topin me të cilin do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2015.
Ai është i prodhuar nga kompania shumë e njohur, adidas. Topi do të ketë yje me ngjyra teksa pjesa tjetër do të jetë e bardhë.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë emrat e dy skuadrave që do të kenë fatin të luajnë në këtë finale, e cila zhvillohet në maj.