Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 26 tetor, me fillim nga ora 11:00, në sallën C-301, për të diskutuar për caktimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës dhe çështje të tjera parlamentare. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në fillim të…

Lajme

25/10/2026 23:57

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 26 tetor, me fillim nga ora 11:00, në sallën C-301, për të diskutuar për caktimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës dhe çështje të tjera parlamentare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në fillim të mbledhjes do të shqyrtohet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë.

Një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, ku parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në rend dite janë përfshirë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu, deputetët pritet të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera.