Tomori afër marrëveshjes së re me Milanin

Fikayo Tomori pritet të rinovojë me Milanin.

Sport

10/07/2022 20:42

Qendërmbrojtësi anglez ka pasur një sezon të shkëlqyer me klubin ‘Rossoneri’, duke u shpallur edhe kampion në Serie A.

Lojtari i kombëtares angleze pritet që të rinovojë kontratën e tij me Milanin, bën të ditur Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net.

Bisedimet mes Milan dhe përfaqësuesve të Tomori kanë filluar qysh ditët e para të qershorit.

Lojtari është “i dashuruar” me klubin dhe po përgatitet për një qëndrim afatgjatë.

Nënshkrimi për rinovimin e kontratës është tashmë vetëm çështje kohe. /Lajmi.net/