Tjetër lëndim për Mendyn, humb sezonin dhe rrezikon Evropianin

Real Madrid ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Ferland Mendy.

Sport

11/05/2021 12:29

Francezi ka pësuar sërish lëndim dhe me shumë gjasa ky edicion për të ka marrë fund, transmeton lajmi.net.

Reali përmes një komunikatë ka konfirmuar se ky edicion ka marrë fund për Mendyn.

“Në testet e bëra të lojtari ynë Ferlan Mendy është diagnostikuar me një periostit tibial. Shërimi i tij do vazhdojë të vlerësohet”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se ky lëndim mund të shkaktojë që Mendy të humbasë edhe Evropianin 2020./Lajmi.net/