TikTok: Trump thotë se një pjesë e konsiderueshme e marrëveshjes së mundshme të Microsoft do të duhet të shkojë në thesarin e SHBA-ve
Donald Trump i dha një afat Microsoft-it ose një kompanie tjetër për të blerë TikTok ose përndryshe aplikacioni i njohur i videos do të mbyllet në SHBA.
Auto & Tek
Presidenti sugjeroi që SHBA të merrte një “pjesë të konsiderueshme” të parave në një marrëveshje blerjeje sepse SHBA “po bën të mundur që kjo marrëveshje të ndodhë”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Një marrëveshje duhet të aranzhohet nga mesi i shtatorit kur aplikacioni kinez do të jetë “jashtë biznesit” në SHBA, ai tha.
Ai argumentoi se për shkak se blerja do të dërgonte para në Kinë, SHBA duhet të marrë para në këmbim, edhe pse është e paqartë si do të funksiononte një aranzhim i tillë.
Zyrtarët e administratës dhe ligjvënësit republikanë dhe demokratë kanë argumentuar se aplikacioni paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare duke pretenduar se mbledhin të dhëna të përdoruesve dhe i ndanin ato me qeverinë e Kinës.
Kompania ka mohuar akuzat, duke theksuar se të dhënat e përdoruesve të saj janë të ruajtura në SHBA “me një kontroll të rreptë në hyrjen e punonjësve” dhe nuk kontrollohet direkt nga Bytedance, kompania e saj kryesore në Pekin.
Microsoft tha se “do të sigurojë që të gjitha të dhënat private të përdoruesve amerikanë të TikTok të transferohen dhe të mbeten” në SHBA dhe që çdo të dhënë që është “e ruajtur ose e mbështetur aktualisht” jashtë vendit, Microsoft do të fshihet nga serverët pas transferimit. /Lajmi.net/