Tiketa e kryendeshjeve
Të gjithë gjigantët e Premierligës, në përjashtim të Liverpoolit, janë në aksion të shtunën. Nga lideri Chelsea, e deri tek skuadra në krizë, Manchester United do të kërkojnë fitore në duelet e sotme. Por, ata nuk janë të vetmit që do të luajnë. Roma në Serie A dhe Real Madrid e Barcelona në La Ligë…

Sport
Të gjithë gjigantët e Premierligës, në përjashtim të Liverpoolit, janë në aksion të shtunën.
Nga lideri Chelsea, e deri tek skuadra në krizë, Manchester United do të kërkojnë fitore në duelet e sotme. Por, ata nuk janë të vetmit që do të luajnë.
Roma në Serie A dhe Real Madrid e Barcelona në La Ligë kompletojnë kryendeshjet. Lexoni parashikimet e tyre.
Premierliga
13:45 Chelsea – Everton
Chelsea humbi ndeshjen e mëparshme të këtij sezoni me Evertonin dhe sot do të mundohet të hakmerret duke shënuar fitore e cila do ta mbajë ende në krye të Premierligës.
Skuadra e Jose Mourinhos është favorite, por nuk guxon ta nënçmoj Evertonin e rrezikshëm.
Parashikimi: Fitore e Chelseas
16:00 Arsenal – Sunderland
Arsenali pret Sunderlandin në Emirates në ballafaqimin ku nuk i duhet asgjë tjetër përveç fitorja.
Skuadra e menaxherit Arsene Wenger humbi në mesjavë nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe objektivi kryesor i skuadrës do të jetë Premierliga.
Parashikimi: Fitore e Arsenalit
16:00 Man City – Stoke City
Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por pa të ka tri pikë më pak se lideri Chelsea.
Andaj, Citizens do të mundohen të mposhtin Stoke Cityn në Etihad duke ndjekur hapin me kryesuesit.
Ata u mposhtën nga Barcelona në mesjavë në Ligën e Kampionëve, por në Premierligë këtë sezon janë paraqitur në një nivel tjetër.
Parashikimi: Fitore e Man Cityt
18:30 Crystal Palace – Man Utd
Manchester United assesi nuk po arrin të këndellet këtë edicion.
Kampioni në fuqi ka 11 pikë më pak se Liverpool në pozitën e katërt – objektivi kryesor këtë sezon – dhe për të mbajtur gjallë shpresat për katërshe, skuadra e menaxherit David Moyes duhet të mposht Crystal Palacen.
Parashikimi: Fitore e Man Utd
La Liga
16:00 Real Madrid – Elche
Real Madrid zhvillon ndeshjen e fundit pa Cristiano Ronaldon e suspenduar, derisa pret Elchen në Santiago Bernabeu.
Los Blancos kanë pikë të barabarta me Barcelonën dhe Atletico Madridin në krye të La Ligës, dhe sot u nevojitet vetëm fitorja për të mos e humbur hapin.
Parashikimi: Fitore e Realit
20:00 Real Sociedad – Barcelona
Barcelona barazoi 1:1 në udhëtim tek Sociedad në kuadër të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinale të Copa del Rey, por u kualifikua tutje pas fitores 2:0 në duelin e parë në Camp Nou.
Pas paraqitjes fantastike kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve në mesjavë, gjiganti katalan do të mundohet të triumfojë edhe në kuadër të La Ligës, pasi në gjendjen momentale, çdo pikë mund të jetë vendimtare.
Parashikimi: Fitore e Barcelonës
Serie A
20:45 Bologna – Roma
Roma ka nëntë pikë më pak se lideri Juventus, por një ndeshje më pak të zhvilluar.
Giallorossët janë duke u shfaqur si konkurrent serioz për Scudetto, dhe për të vazhduar ndjekjen e Bianconerëve duhet të fitojnë sonte në udhëtim te Bologna, skuadër që më herët gjatë këtij viti humbi futbollistin kryesor Diamanti i cili u transferua tek Guangzhou Evergrande.
Parashikimi: Fitore e Romës