Tifozi i Francës: Ky ekip do të mposhtet, arsyeja është interesante

Një tifoz i Francës, Richard, beson se Shqipëria do të mposhtet sonte nga nikoqiri i “Euro 2016” për shkak të lodhjes nga ndeshja me 10 futbollistë kundër Zvicrës.

Sport

15/06/2016 14:50

Richard është tifoz i Francës, i cili beson se skuadra e tij do të shënojë fitore kundër Shqipërisë në ndeshjen e sotme në Marseille, në Grupin A të “Euro 2016”.

Dhe, ai e bazon besimin e tij tek një arsye e thjeshtë.

Ai mendon se ekipi kuqezi do të jetë më i lodhur nga paraqitja me dhjetë futbollistë për pjesën më të gjatë të ballafaqimit të parë kundër Zvicrës, përcjell “Lajmi.net”.

“Shqipëria do të jetë e lodhur nga dueli 10 kundër 11 me Zvicrën”, deklaroi ai për faqen zyrtare të UEFA-së.

“Franca do të fitojë 2:0 ose 3:1”, theksoi Richard, i fotografuar së bashku me një tifoz shqiptar.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.